Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gazeta DAN: Prokuroria speciale e shtetit, po heton nëse Fatmir Gjeka ka abuzuar me pozitën e tij zyrtare

Ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, deputeti aktual i Kuvendit të Malit të Zi Fatmir Gjeka në periudhën nga 24 shkurt 2014 deri më 21 mars 2016, sipas konstatimeve të ekspertit gjyqësor Milenko Popoviq të dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Shtetit në tetor 2017, dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare sepse “për të përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm për vete apo tjetrin, pa vendime parlamentare, në mënyrë të paautorizuar ka disponuar mjete të Komunës së Ulqinit gjatë viteve 2014, 2015 dhe 2016, me çka Komunës së Ulqinit i ka shkaktuar dëm material të 312.671,11 euro”.

Në mendimin e ekspertit gjyqësor, i cili i është dorëzuar  gazetës “Dan”, thuhet se i është dorëzuar prokurorit special Miro Samarxhiq, dhe se Gjeka akuzohet për dhënien e paligjshme të donacioneve për institucionet kulturore dhe sportive, lidhjen e kontratave të punës, por edhe blerjen e luksit. Veshje, këpucë, ora dhe parfume të markave, si dhe materiale ndërtimi që nuk i janë dorëzuar komunës.

foto: „Dan“

Duke komentuar këto pretendime nga konstatimet e ekspertit, Fatmir Gjeka tha dje në një prononcim për “Dan” se nuk i ka bërë asnjë dëm pushtetit vendor, dhe se kallëzimi ndaj tij ishte hedhur poshtë në fazën e zbulimit.

“Së pari është refuzuar kallëzimi penal me institutin e së ndjekjes. Dhe atë në fazën e zbulimit, sepse nuk kishte elementë për kryerjen e hetimeve. Pra, nuk i kam shkaktuar dëm të qëllimshëm pushtetit lokal”, ka thënë Gjeka.

Në mendimin e ekspertit gjyqësor, nga ana tjetër, thuhet se dëmi është shkaktuar “në bazë të tejkalimit të vendimeve buxhetore në emër të donacioneve për institucionet kulturore dhe sportive, si dhe punësim në bazë të kontratave të punës, gjatë vitit 2014. dhe 2015.”

Dëmi i shkaktuar kap shumën prej 100.609,97 euro”.

foto: „Dan“

“Kryetari i Komunës së Ulqinit gjatë viteve 2014, 2015 dhe 2016 ka blerë mallra të ndryshme në kurriz të buxhetit të Komunës së Ulqinit pa vendime të Komunës së Ulqinit, për të cilat nuk ka dëshmi se është pranuar nga Komuna e Ulqinit, në shumën e përgjithshme prej 14.890,37 euro, me këtë shumë i ka shkaktuar dëm Komunës së Ulqinit, dhe për të njëjtën shumë ka përfituar dobi të kundërligjshme për vete apo tjetrin”, thuhet në konstatimin e ekspertit Popoviq.

Exit mobile version