Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Genc Nimanbegu zgjedhet nënkryetar i Këshillit për turizëm dhe bujqësi – Na duhen plane te qendrueshme (video)

Sot në Kuvendin e Malit te Zi është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim hapsinorë, në të cilën deputeti Genci Nimanbegu është emëruar për nënkryetar të këtij këshilli.  Deputeti Nimanbegu i ftoi anëtarët e këshillit për bashkëpunimin më të mirë të mundshëm, duke theksuar se problemin e bujqësis në Mal të Zi duhet ta zgjidhin së bashku.

Nimanbegu në mbledhje tha se numri i cili tash është i evidentuar në 3.314 shfrytëzues të drejtës për marrjen e kompenzimit të pleqësisë, në Mal të Zi është shumë më i lartë, por amvisëritë  janë të vogla dhe të shpërndara, kurse shumë nga bujqit kanë punuar diku ose kan pasur të ardhura tjera dhe nuk kanë pasur të drejtë ta shfrytëzojnë këtë kompenzim.

“E theksoj këtë sepse sot ndër pikat e rendit të ditës së këtij takimi ishte edhe Propozim ligji mbi ndryshimin e Ligjt për bujqësi dhe zhvillim rural i propozuar nga një grup deputetësh në pushtet dhe i cili parasheh ndryshimin e nenit 24, me të cilin do të bëhet rritja e kompenzimeve të pleqërisë e cila nga 1 korriku i këtij viti parashihet të rritet nga 72,89 euro në 102,03 euro. Unë si deputet e kam përkrahur këtë propozim ligj dhe kam theksuar se asnjë njeri racional nuk mund të ketë diçka kundër, por duhet ta përkrahim.

Ne duhet të punojmë së bashku dhe të gjejmë mënyrën se si duhet të lidhim atë që te ne është konkuruese dhe që mund të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate, e kjo është turizmi dhe bujqësia. Kjo është edhe çështja kryesore e këtij këshilli dhe ne duhet të përforcojmë qasjen dhe rrolin tonë si deputet, sepse për mua është tejet dështuese ajo që ka deklaruar ministri Stijoviq që dikush për 10 vite ka marrë 400 ose 500 mijë euro, pa i kontrolluar askush, kurse neve si deputet japim llogari për çdo para a e kemi marrë në mënyrë të ndershme apo të pandershme” – deklaroi Nimanbegu në mbledhjen e Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim hapsinorë.

Exit mobile version