Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjeka porositi Lleposaviqin: KOSOVA, E JO ASESI “KOSMETI”, ËSHTË SHTET I PAVARUR DHE DEMOKRATIK

Deklaratë për shtyp e deputetit të Koalicionit Shqiptar “Bashkë një za” dhe liderit të Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka.

Ministri aktual i të Drejtësisë dhe Pakicave të Malit të Zi, Vlladimir Leposaviq, ende nuk e ka kuptuar se ai është në një pozitë jashtëzakonisht të rëndësishme shtetërore. Sepse, nëse ai do ta dinte që, përveç përdorimit të privilegjeve që shkojnë me atë funksion të lartë, do të duhej të kishte gjithnjë parasysh se ai mund të përfaqësojë pikëpamjet e tija personale, të cilat nuk janë në përputhje me politikat dhe ligjin shtetëror dhe ndërkombëtar, vetëm në shtëpinë e tij ose në prani të miqve.

Meqë ai ende nuk e kupton, atëherë ndodhin shkelje serioze si ajo të premten në Parlamentin e Malit të Zi, kur mohoi gjenocidin në Srebrenicë. Është e pabesueshme që në vitin 2021, në Malin e Zi, i cili është anëtar i NATO-s dhe aspiron drejt BE-së, kemi zyrtarë të lartë shtetërorë të cilët ende nuk e pranojnë atë fakt të dhimbshëm.

Por, ministri aktual nuk u ndal këtu. Vazhdoi, siç tha, drejt “Kosmetit”, pa e kuptuar që prej kohësh ekziston një shtet i pavarur – Republika e Kosovës. Se në atë shtet sovran kohët e fundit u mbajtën zgjedhjet e drejta dhe demokratike, dhe se ai shtet, të cilin Mali i Zi e njohu më shumë se një dekadë më parë, kohët e fundit fitoi një qeveri demokratike, ku bashkëkombësit e tij janë pjesë e saj, dhe në të cilën të gjitha pakicat e tjera nderohen dhe respektohen.

Pra, i nderuari ministër, me relativizimet dhe deklaratat tuaja jo-shtetërore të rrezikshme, ju keni poshtëruar më së shumti veten tuaj, pastaj Qeverinë në të cilën jeni, por edhe reputacionin ndërkombëtar të Malit të Zi, dhe keni shkelur marrëveshjet dhe standardet ndërkombëtare që obligojnë vendin tonë.

Madje edhe nëse vjen nga ju, Ministër aktual i Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, tepër është!

Exit mobile version