Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjeloshaj: Deputetët që votuan kundër janë armiq të shqiptarëve

Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, i quajti armiq të shqiptarëve deputetët që votuan kundër propozimit për ndryshimin e ligjit për rendin publik. Ky propozim i dorëzuar nga deputeti Genci Nimanbegu, duhej të lejonte pa pengesa përdorimin e simboleve kombëtare nga pakicat, por deputetët e opozitës, Ranko Krivokapiq, Rashko Konjeviq  dhe Nedeljko Rudoviq votuan kundër,  sëbashku me atë të Partisë Liberale Andrija Popoviq që është pjesë e pushtetit. Sipas Gjeloshaj, tani maskat kanë rënë dhe me këtë akt është vërtetuar natyra antishqiptare e këtyre partive , edhe pse shqiptarët ishin ndër ata që ruajtën flamurin e tyre kur ata nuk kishin guxim.

Exit mobile version