Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjeloshaj jep doreheqje, pritet emerimi i Nimanbegut

Sot ne Cetine u mbajt mbledhja e radhes e Kuvendit te Malit te Zi. Ne fillim te seances se sotme u konstatua doreheqja e Nik Gjeoshaj nga posti i deputetit dhe pritet qe ne seancen e dates 2 dhjetor te emrohet per deputet Genci Nimanbegu.

Ne seancen e sotme pozita dhe opozita ishin mjaft konstruktive sepse se bashku kane propozuar dhe votuar ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja parasheh qe deputetët, liria e lëvizjes së të cilëve është e kufizuar për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19 do të jenë në gjendje të votojnë në seancat e kuvendit dhe trupave të tij të punës në distancë,

Kjo mënyrë e votimit do të mund te zbatohet për herë të parë në seancën parlamentare më 2 Dhjetor, kur mandatari Zdravko Krivokapiq do të paraqes programin dhe perberjen e  qeverisë së re.

Deputeti është i detyruar të informojë Kryetarin e Kuvendit, përkatësisht trupin punues, me shkrim ose në mënyrë elektronike (e-mail), deri ne fillimin e seancës për arsyet e pjesmarrjes  nga distanca.

Exit mobile version