Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjeloshaj: Malësia do të ndryshojë në aspektin zhvillimor

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj në një intervistë për gazetën ”Koha Javore” theksoi se fillimisht prioritet i Komunës do të jetë konstituimi i një administrate të mirëfilltë për të jetësuar funksionimin e duhur të vetëqeverisjes lokale. 

Formimi i sektorëve të duhur është i domosdoshëm në realizimin e kërkesave dhe interesave të qytetarëve në njërën anë, nga ana tjetër, ajo është e domosdoshme në funksionimin e drejtë të pushtetit vendor. 

Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe gjatë fushatës zgjedhore, bashkëpunimi me qytetarët do të jetë maksimal sepse, vetëm në atë mënyrë mund të zgjidhim të gjitha çështjet në interesin më të gjerë për banorët. Sa u përket projekteve infrastrukturore, do të krijojmë parakushtet duhura për realizimin e tyre, sidomos atyre më të rëndësishmet për qytetarët në këto treva – deklaroi mes tjerash Gjeloshaj. 

Exit mobile version