Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjeloshaj në SHBA mbi pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe udhëheqësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka mbërritur në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të takohet me diasporën, kongresmenë amerikanë, senatorë dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit.

Do t’i paraqes me argumente administratës amerikanes të gjithë diskriminimin, në kuptimin politik dhe ekonomik, dëbimin nga puna dhe nga funksionet, deri te inati personal i anëtarëve të caktuar të qeverisë dhe kryeministrit Zdravko Krivokapiq ndaj shqiptarëve dhe komunës së Tuzit , tha Gjelosaj në një deklaratë për “Dan”.

Gjeloshaj para udhëtimit, u takua me deputetët Fatmir Gjeka dhe Genci Nimanbegu në mënyrë që qëndrimet që do ti paraqes para administratës së SHBA-së të jenë qëndrime unike të shqiptarëve në Mal të Zi. /Malësia.ME/

Exit mobile version