Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjeloshaj: Partitë qytetare janë sezonale, ato shqiptare qëndrojnë

Forumi Shqiptar sot në Ulqin organizoi një aksion promovues duke shpërndarë aksesorë me mesazhe politke të këtij koalicioni.

Përveç aktivistëve dhe zyrtarëve të këtij koalicion, prezent ishte edhe bartësi i listës Nik Gjeloshaj, i cili i ftoi qytetarët që në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të përkrahin subjketet shqiptare, pasi ato qytetare janë për përdorim sezonal.

“E keni parë edhe vetë se partitë qytetare janë sezonale, disa ikën disa vijnë , ndërsa ato shqiptare të qëndrueshme dhe afatgjata. ” –  theksoi Gjeloshaj.

Ai shtoi se pas Forumit Shqiptar qëndron suksesi, me të gjitha ato gjëra të realizuara në komunat ku jetojnë shqiptarët, si në zhvillimin ekonomik, ashtu edhe në mbrotjen e interesave kombëtare. Gjeloshaj shprehu bindjen se Forumi Shqiptar gëzon përkrahje të madhe dhe se partitë shqiptare pas këtyre zgjedhjeve do të vazhdojnë punën që të faktorizohen dhe të kenë ndikim më të madh në qeverinë që do të formohet.

Exit mobile version