Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur se perspektiva evropiane për Malin e Zi është rihapur, pasi dështoi marrëveshja për formimin e qeverisë së re.
“Një fillim i mbarë i Vitit të Ri, lajme të mira nga Kuvendi. Nuk do të ketë qeveri antievropiane dhe antiamerikane. Tani me zgjuarsi dhe përgjegjësi, fillimisht zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas një marrëveshje për datën e zgjedhjeve të reja”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij, fitorja e radhës e Malit të Zi evropian do të jetë zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.