Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjenerali Naim Maloku: Demagogjia e ish pushtetarëve iku tani flasin vlerat

A ju kujtohet, nëse ju kujtohet?!
Shkruan Naim Maloku

Standarde të reja,tepër të nevojshme,në politiken Kosovare:

Mbajtja e fjalës dhe qendrimi besnik i marveshjës politike me partner politik të koalicionit.

Albin Kurti mundët sot me heqë dorë nga posti i presidentit për Vjosën dhe me e mbajtë qeverinë pa problem dhe kokëqarje pa deputetët e Listës ” Guxo” dhe pa Listën Serbe. A e keni pa ku e ka hudhë Zv. Kryeministrin e Komandantave, Rakiqin? Albin Kurti nuk e tradhëton marveshjen parazgjedhore me Listën ” Guxo” edhe me çmimin e shkuarjes në zgjedhje dhe humbjës eventuale të tyre. Kush i garanton që prap i fiton ato?
MARVESHJET POLITIKE ME PARTNER POLITIK DUHET RESPEKTU DHE MBAJTE PAVARËSISHT ÇMIMIT!

Mosnënshtrimi ndaj Listës Serbe

A ju kujtohën fotot nga takimet e liderucëve politik me Veselinoviqin dhe qendrimi i Tij gjysëm i shtrirë në fotele. Duke e tregu superioritetin ndajë liderucëve, pa moral e marre, bënte pazare për institucionet e shtetit tonë.
A ju kujtohët që ndërpritej seanca e Kuvendit dhe pritej Lista Serbe 3 orë me ardhë nga Beogradi dhe me e votu Qeverinë e Shtetit të Kosovës?

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani shkojnë në zgjedhje apo mbetën me 58 deputet Shqiptar në opozitë dhe nuk i nënshtrohen Listës Serbe. Nese Lista Serbe rrin në Kuvend ka me qenë vetëm rezultat i presionit Ndërkombtar.
Pra më në fund e pamë që dikush nga politikanët shqiptar të Kosovës kan dinjitet dhe nuk i nënshtrohën Listës Serbe.

Fundi i sekserve dhe bërja e rrëzimi i qeverive ,kafëve e qymezeve, nga matrapaz të tipit Baton Haxiu, Berati, Blerimi, Dardani, Vetoni…..

A ju kujtohët sa pozita, dhe çfarë, merrte Dardan Gashi si shpërblim që ishte sekser, njëher i pdk-së për votën e Ukë Rugoves e të dyten herë për votën e Teuta Rugovës për qevernë PAN. U mendu, shpik, Ministria e inovacionit për tu bë Ministër se pak vetëm zv. Kryeministër. Në këto pazare është lujtë edhe me miliona të qytetarëve të Kosovës.
Institucionet votohen ga deputetët, të zgjedhurit e popullit, në Kuvend dhe koalicionet behën në menyrë transparente në hapsira të institucioneve legale të shtetit.
S KA SEKSERA MA!

Fundi i pazareve për votë të Deputetit

A ju kujtohët pazari në shtëpinë e Presidentit Rugova për votën e Teutës, ishte në ldk dhe e votoj qeverinë PAN?
Sa pozita i mori sekseri Dardan Gashi për ate votë? Gruas së Presidentit të ndjerë iu siguru paga, vetura dhe shoferi. Mirëmbajtja e shtëpisë dhe garanca që do të ndikohët ne Prokurori dhe Gjyqësi qe të prolongohët procesi ndaj Astrit Haraqisë dhe Ukë Rugovës për shitjen e vizave Italiane.
A ju kujtohën pozitat në Ambasada e Konzulata, tënderat, tërminalet doganore……e sa që nuk i dijmë Ne për tu siguru kuorumi në votimin e Hashimit për President?
A ju kujtohët shkuarja , e Presidentit Thaqi dhe KM Haradinajt,pas mesnate në shtepinë e Haxhi Shalës dhe pazarët për rrezimin e qeverisë Kurti dhe formimin e asaj Hoti?

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në opozitë mbesin dhe kurr s shantazhohën dhe s bejnë pazare të tilla. Deputetët janë të zgjedhur nga populli dhe të paguar rrast nga buxheti i shtetit. Janë aty me e kry obligimin Kushtetues për formimin e institucioneve dhe ushtrimit të kontrollit mbi to. S ka me u shitë vota e Deputetit dhe korupcioni me fillu aty në Kuvend.
S KA PAZARE ME BESIMIN E QYTETARËVE MA!

Se si do të qeverisë ky koalicion është e panjohur por instalimi i këtyre standardeve në politikën Kosovare janë shkaku qe me pasë SHPRESË!

Exit mobile version