Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjermani që korruptojë policët malazez dënohet me 5000 euro dhe lirohet nga burgu

Në Gjykatën Themelore në Ulqin të enjten u miratua marrëveshja për pranimin e fajit të cilën e kanë nënshkruar i dënuari D.R. nga Gjermania, avokati i tij Millosh Qetkoviq dhe Prokurori Shtetëror Faruk Resulbegoviq, e me të cilën D.R. u dënua me gjobën unike me vlerë 5.000 euro.

I riu nga Gjermania e pagoi këtë shumë në favor të Buxhetit të Malit të Zi dhe atij iu ndërpre burgimi, njoftoi për Portalin Ul-info Sanja Miroviq, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ulqin.

Gjermani më herët tha se bëri shaka kur në TV Teuta tha se i dha 50 euro ryshfet policëve kufitar për të hyrë në Mal të Zi.

Intervista e turistit gjerman dhene ne TV Teuta

Exit mobile version