shkruan: Ramiz Lushaj
Fondacioni “Prek Cali” ne Amerike ka mbledhë fonde për ringritjen e Kullës se atdhetarit kombëtar Prek Cali i Flamurit te Decicit dhe i mbrojtjes se kufijve te Vermoshit. Ky Fondacion, me shpirt te larte atdhetarie te shqiptaro-amerikaneve kelmendas ka me i rrite fondet me mbremjet familjare ne Bronx te Nju Jorkut ( 1 tetor 2017) dhe ne Detorit te Michiganit (7 tetor 2017).
Perndryshe: dy kelmendas ne Amerike, kryesori Esad Gjonbalaj, u bane nisiator per mbledhjen e fondeve per ringritjen e Qendres se Kultures ne Vuthaj. 176 familje vuthjane si dhe ato kelmendase, hotjane, etj. nga krahina e Plave-Gucise qe jetojne ne Amerike si dhe ne disa shtete te Europes, dhane fonde nga te ardhurat e tyre vetjake e familjare. Shuma mbrrini ne 129 mije Euro, aq sa ishte investimi per Projektin e kesaj Qendre Kulture te Vuthajve, qe shtrihet ne 416 m2, qe u perurue me 2 gusht 2017. Nisiatoret ishin mjaft te hapur, sepse kohe pas kohe, rast pas rasti, i banin publike ne faqe te facebookut emrat e mbiemrat e kontributoreve donatore si dhe shumat e tyre perkatese nga fillimi deri ne diten e perurimit.
Ky shembull vuthjan e plave-gucias per ndertimin e Qendres se Kultures ne Vuthaj mendoj se mund ti sherbejne edhe Fondacionit “Prek Cali” duke i ba publike listat e kontributoreve,shumen e projektit, shtatores, etj. si dhe ecjen me maturi institucionale ne realizimin e ketij misioni madhor, meritor.
Shenjterojeni kete mision tuajin me akte e hapa te drejte…te shpejte.
Trokitni deri tek vllaznit tuaj kelmendas vuthjane, tek kelmendasit e hotjanet…e Plave-Gucise dhe merrni kete shembull e bajeni tuajin. Ose, kur kaperceni Oqeanin Atlantik e shkoni deri tek Trolli e Kulla e Prek Calit kapercejeni dhe lumin e Vermoshit e shkoni deri ne Vuthaj ku e gjeni shembullin e duhur te punes misionare te pjekur, te kryer, te vyer…!
Ne permbyllje te ketij statusi ne facebook, po iu uroj Fondacioni “Prek Cali” duke iu thane:
Iu kofte puna e mbare!
Iu prifte e Mira !
Ecnhi kah e Drejta…!
Gjithmone ngrihen Kulla kur ka Burra…!