Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjukanoviq e quan Kishën Serbe organizatë paramilitare e kriminale

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kritikoi ashpër Kishën Ortodokse Serbe, duke thënë se ajo nuk është një organizatë fetare, por një strukturë e kriminalizuar dhe paramilitare, e cila fshihet nga besimi i njerëzve në Zot.

“Duke abuzuar me besimet e tyre të pastra, ajo u shërben ideologjive më të errëta të së tashmes.” Ajo që po bën Kremlini sot, përmes rishikimit të historisë dhe kthimit në epokën e Luftës së Ftohtë, së bashku me mënyrën se si po e bën atë duke shkaktuar kriza, madje edhe në Ballkan, duke i hapur iluzionin nacionalizmit serbomadh se do ta kthejë Kosovën dhe duke shpresuar të marrin edhe Malin e Zi, Rusia është duke bërë kështu një rrëmujë serioze sot, me ndihmën e agjencive zbatuese siç është Kisha Ortodokse Serbe”, tha Gjukanoviq në një intervistë për Gradska TV.

“Kisha Serbe ndodhet në sfondin e përgjegjësisë për shumë krime që kanë ndodhur në territorin e ish-Jugosllavisë në 30 vitet e fundit”, tha ai dhe vlerësoi se edhe pse kjo organizatë duket e fuqishme ajo qëndron në “këmbë të qelqit” përfundoi Gjukanoviq.

Exit mobile version