Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjukanoviq i jep mandatin Abazoviqit për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar se mandatin për formimin e qeverisë ia ka dhënë liderit të Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviq.

Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, Gjukanoviq dhe Abazoviq janë takuar më herët gjatë ditës së sotme, kur presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend t’ia japë mandatin.

“Konsultimet për mandatarin e kryeministrit për përbërjen e Qeverisë, në të cilat ishin ftuar përfaqësues të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi, i kam përfunduar të hënën, më 28 shkurt 2022”, thuhet në sqarimin dërguar kryetarit të Kuvendit Strahinja Bulajiq.

Gjukanoviq ka shtuar se partitë tjera parlamentare nuk kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në konsultime për këtë temë.

“Përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. Prandaj, mora vendim që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besoj kryetarit të GP URA, z. Abazoviq. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti malazez të mbajë një seancë së shpejti dhe të vendosë për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozimin e kryeministrit”, ka përfunduar Gjukanoviq në sqarimin

Exit mobile version