Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë qeverinë e pakicës pasi shumica e kërkesave të saja janë përmbushur, tha presidenti i partisë, Milo Gjukanoviq.
Dritan Abazoviq tashmë ka kohë që është mandatuar për të krijuar qeverinë e re malazeze, e cila pritet të merr shumë shpejt besimin e deputetëve.
“DPS nuk është marrë me çështje të pjesëmarrjes partiake dhe personale në qeveri, por me politika prioritare në fushën e sigurisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe shëndetësisë”, tha Gjukanoviq.
Duke komentuar pretendimet e socialdemokratëve se qeveria do të shërbejë vetëm për plotësimin e funksioneve dhe se nuk ka mbështetjen e 49 deputetëve, Gjukanioviq tha se qeveria e re do të shërbejë për stabilizimin e marrëdhënieve në vend.
“Ne pretendojmë se kjo nuk është përgjigjja optimale për nevojat e Malit të Zi. Fatkeqësisht, nuk ka pasur konsensus për qeveri politike, por vetëm për qeveri të pakicës”, tha Gjukanoviq.
Duke komentuar propozimin e kryeministrit në largim të Zdravko Krivokapiq, i cili kërkoi nga kryeparlamentari, Strahinja Bulajiq që të caktojë seancën për zgjedhjen e qeverisë kalimtare më 5 qershor, ai kujtoi se Krivokapiq më herët kishte pohuar se “kjo ishte jokushtetuese”.
Ndryshe, Abazoviq ka pohuar më parë se ka besimin e më shumë se 45 deputetëve duke përfshirë edhe të partive politike shqiptare dhe të minoriteteve të tjera.