Lëvizja civile URA ka njoftuar mbrëmjen e sotme se është miratuar një Vendim me të cilin urdhërohet presidenti në largim i Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Koçan dhe se në të kundërtën kete do ta bëjë shteti.
“Inspeksioni urbanistik dhe ndërtimor i Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, i udhëhequr nga ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq, ka nxjerrë sot vendim me të cilin urdhërohet subjekti Milo Gjukanoviq që të rrënojë dy objekte të ndërtuara pa leje në Koçana në Nikshiq. Siç thuhet në vendim. Afati për ekzekutimin e urdhrit është 20 ditë nga dita e pranimit të tij.Nëse Milo Gjukanoviq nuk i rrënon objektet në afatin e paraparë, shteti do ta bëjë këtë me shpenzimet e tij”, thuhet në njoftimin e GP URA në Facebook.
Nuk dihet nëse ne ketë vendim ka ndikuar rezultati i zgjedhjeve presidenciale. Sepse ky vendim u mor 2 dite pas zgjedhjeve presidenciale./ Plava e Gucia Sot