Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjukanoviq vazhdoi konsultimet me URA dhe PB. PSP refuzon ftesën

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq mbrëmë u takua me përfaqësuesit e LQ URA dhe Partisë Boshnjake, lidhur me konsultimet për caktimin e kandidatit për kryeministër. Pas takimit, Millosh Konatar i URA tha se presidentit i kanë propozuar që i mandatuari të jetë kryetari i tyre Dritan Abazoviq.

Edhe Ervin Ibrahimoviq, kryetari i PB, tha pas takimit se Abazoviq ka përkrahjen e tyre për të drejtuar qeverinë e re. Ndërkohë, Partia  Socialiste  Popullore nuk iu përgjigj ftesës për konsultime, njoftoi Shërbimi Informativ i Presidentit, ndërsa konsultimet do të vazhdojnë ditën e sotme me përfaqësuesit e subjekteve të tjera.

Exit mobile version