Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjurmë Shqiptare – Sekretet e shqiptarëve të Krajës. Si po shuhet me dhunë gjithçka shqiptare ? (video)

Fakte tronditëse të sllavizimit me përdhune të shqiptarëve, të objekteve të tyre të kultit, historisë së Balshajve dhe gjithçkaje tjetër lidhet me ta…

Shqiptarë që deklarohen malazezë apo kroatë, ndërsa të tjerët, ata që ruajnë fort identitetin dhe rrënjët, janë të detyruar masivisht të largohen nga vendi i të parëve. Duket si një histori e largët, por që sot në fakt mund ta prekësh dhimbshëm vetëm pak km nga Shqipëria në zonën e Krajës mbetur në Mal të Zi që prej vitit 1878.

Por si janë asimiluar shqiptarët në mjaft fshatra? Padushim kemi të bëjmë me pjesën më tragjike sepse identitetin e tyre mund ta kuptosh lehtësisht nga mbiemrat, por edhe elementë të tjerë të cilët ata i mohojnë. Përmes këtij investigimit do të tregojnë pikërisht këtë, dhunën e fortë që është bërë për të shuar plotësisht shqiptarët e këtushem autoktonë.

Po babën e keni pas shqiptar?

Persida Perkoliç : Prej Liarje, shqiptar, por ka pas folur serbisht.

Një zonë historikisht shqiptare, të cilës po i shuhen të gjitha gjurmet e saj. Asimilim, deformim i historisë, braktisje…

Dëshmi tronditëse nga një zonë e mbetur përtej kufirit shqiptar.  Mos e humbisni videon e plotë të dokumentarit të gazetarit të Top Chanel,  Marin Mema.
Shqiptarët e kësaj zone kërkojnë mbështetje…

Exit mobile version