Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Grenlanda në fokusin e gjeopolitikës amerikane

Nga rikthimi i Trampit në pozitën e presidentit të SHBA-ve, ai publikisht ka deklaruar idenë e zgjerimit territorial të SHBA-ve, duke theksuar Kanadanë, Kanalin e Panamasë e Grenlandën. Po ashtu ka paraqitur idenë e ndryshimit të  emërtimit të „Gjirit të Meksikës“ në „Gjiri i Amerikës“. Deklarata e tillë e presidentit Tramp  ishte befasi, sepse deri më tash asnjë president amerikan nuk është deklaruar kundër pavarësisë e integritetit të  vendeve sovrane, që ka nxitur reagimin e opinionit në vendet e ndryshme

Nail  Draga 

Grenlanda, ujëdhesa me e madhe në botë, është e vendosur në mes Arktikut dhe Oqeanit Atlantik, është nën sovranitetin e Danimarkës. Por, në këtë vend SHBA janë të pranishme nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa nga viti 1951, kanë bazën e tyre ushtarake. Pikërisht një bazë e tillë në Pituffik, në veriperëndim të Grenlandës, ka për detyrë që të nderpresë sulmet raketore, është e pajisur me sisteme të mbrojtjës kundërajrore, ndërsa misioni i saj është hulumtimi i gjithësisë. 

Grenlanda”toka e gjelbërt”

Grenlanda është ujëdhesa më e madhe në botë, me sipërfaqe  prej  2.166.086 km², ku  1.755.637 km² (81%) është e mbuluar me akull. Gjatësia e vijes bregore është e gjatë   39.330 km, pothuaj sa është gjatësia e Ekuatorit. Në shqip emri i Grenlandës ka semantikën ”toka e gjelbërt”, sepse të tillë e kanë quajtur banorët  parë të vendosur nga Norvegjia. Sipas të dhënave nga viti 2007, këtu banojnë 57.000 banorë.

Në vitin 1261 Grenlanda bëhët pjesë e Mbretërisë së Norvegjisë, nërsa nga viti 1814 i takon Danimarkës. Në vitin 1953 Grenlanda bëhët pjesë e barabartë e Danimarkës, e nga viti 1979 fiton autonomin lokale. Në sajë të refrendumit të mbajtur në vitin 2008, nga viti 2009 funksionon qeverisja lokale, ndërsa në ingjerencë të Danimarkës mbesin politika e mbrojtjës dhe ajo e jashtme. 

Grenlanda në verë(foto nga sateliti)

Minerale të pashfrytëzuara

Grenlanda mban burime minerale të gjëra, kryesisht të pashfrytëzuara, duke përfshirë elementë të rrallë të tokës, grafit, litium dhe minerale të tjera kritike. Madje këto burime mund të luajnë një rol kyç në të ardhmën e energjisë së gjelbër, teknologjisë dhe zinxhirëve globalë të furnizimit-duke e bërë Grenlandën një pikë të nxehtë potenciale për zhvillim strategjik.

Vizita që  shqetësoj opinionin

Pas vizitës së nënpresidentit amerikan Xhej Di Vens  dhe delegacionit të tij në Grenlandë në fund të muajit mars ku kanë vizituar  bazën ushtarake amerikane “Pitiffuk”, ka nxitur shqetësim ndaj qytetarëve në Grenlandë dhe në Danimarkë. Dhe një shqetësim bazohet në sajë të rrethanave gjeopolitike ku kjo ujëdhesë është ne interesin  jo vetëm të amerikanëve.

Përveç aspektit strategjik, analistë të ndryshëm cekin se çështje kryesore është pasuria minerale e nëntokës së Grenlandës, sepse nga 76 miniera të cilët kanë koncesione për eksploatim të xehës, vetëm një është në pronësi të SHBA-ve.Ndonëse ujëdhesa është e pasur me minerale, naftë e gaz natyror, por zhvillimi është i ngadaltë, sepse shumica e kompanive të xeherorëve janë australiane, kanadeze apo britanike, ndërsa investimet amerikane në sektorin e xehtarisë janë të kufizuara. Personi i dytë i SHBA-ve ka porositur haptas se Amerika duhet të marrë kontrollin mbi Grenlandën, me  qellim për “ të ndalur kërcnimet që vijnë nga Kina dhe Rusija”.

Deklaratat e tilla në dy tre muajt e fundit të përkujtonë shek.XIX, kur në këtë formë janë sjellur vendet e mëdha ndaj vendeve të vogla dhe të dobëta, që ishte „veprim normal“ për atë kohë, që ka të bëjë me kohën e kolonializmit përkatësisht të imperijalizmit.

Por, duhet cekur se në kohën tonë kërcnimi aktual nga zyrtarët amerikanë  është befasi sepse kemi të bëjmë me ndryshim të retorikës dhe të politikës  ndaj aleatëve pas Luftës së Dytë Botërore. Madje ky është rast i veçantë se kemi të bëjmë me konflikt të mundshëm në mes dy anëtarëve të NATO-s.

Trampi paralajmëron aneksimin e Grenlandës

Deri sa  Vensi ishte  në vizitë, presidenti I SHBA-ve Donald Tramp iu ka thënë gazetarëve në Shtëpi të Bardhë se SHBA-ve iu duhet Grenlanda për hir“të paqës në tërë botën“. Na duhet Grenlanda, dhe ate me shumë rëndësi, për sigurinë ndërkombëtare. Na duhet ta kemi Grenlandën. Nuk është pyetja“a mundemi pa te“?-Nuk mundemi, ka deklaruar Trampi, ka informuar Rojtersi.

Nga ana tjetër zyrtarët danez theksojnë se ujdhesa nuk është në shitje dhe nuk mund ti bashkohet  SHBA-ve, por Trampi qartë ka treguar  se dëshiron ta vendosi nën kontrollin e tij. „Na duhet Grenlanda për sigurinë kombëtare e madje edhe për sigurinë ndërkombëtare, dhe punojmë me të gjithë që ta fitojmë“ ka thënl Trampi  duke iu drejtuar në Kongres muajin e kaluar, duke shtuar se:“do ta fitojmë në këtë apo në mënyrë tjetër“. Madje në fund të marsit, presidenti Tramp ka thënë se „është shumë e mundshme që aneksimi i ujëdhesës të ndodhë pa përdorimin e forcës ushtarake“. 

Fushata mediatike e aneksimit

Se kemi të bëjmë me një çështje serioze gjeopolitike  dëshmon e dhëna se në lidhje me Grenlandën  bëhët me dije se Shtëpia e Bardhë ka përgatitur një plan zyrtar për të përfituar këtë ujëdhesë arktike nga Danimarka, ku sipas planit të Trampit bashkimi i Grenlandës duhet të bëhët më shumë me“bindje“ e jo me „invazion“.  Nga një plan i tillë Vashingtoni do të inicojë fushaten mediatike që të bindë 57 mijë banorët  ujdhesës  që të kërkojnë nga SHBA të aneksojnë Grenlandën.

Këshilli për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur instrukcione konkrete për agjenci të ndryshme se çka duhet të bëjnë si të avancojnë planin e përgjithshëm për aneksimin e Grenlandës. Më pas përfaqësuesit e qeverisë amerikane do fillojnë të deklarohen se Danimarka, e cila është pronare e ujëdhesës, nuk kujdeset mjaftueshëm për banorët e  saj. Zyrtarët  amerikan  theksojnë se vetëm SHBA mund të mbrojë Grenlandën nga invazioni i  Rusisë e Kinës.

Po ashtu theksohet se është e mundur që administrata e Trampit të premtojë rreth 10 mijë dollar në vit çdo banori të ujdhesës,  që do të zëvendësojë mbeshtetjen e tërësishme prej 600 milion dollarësh që Danimarka në vit ia siguron Grenlandës.

Nuk ka dilemë se një  mbeshtetje e tillë financiare do të jetë nxitje për qytetarët e Grenlandës të angazhohen për pavarësi të ujdhesës, si dhe të raporteve të tjera  vijuese më SHBA në të ardhmën.

„Nuk janë në shitje“

Qytetarët e Grenlandës,  janë të befasur nga retorika aktuale amerikane, sepse deri më tash nga SHBA, askush nuk ka paraqitur pikëpamje të tilla, për të ardhmën e kësaj ujëdhese. Në lidhje me këtë çështje  personalitete të njohura nga Grenlanda, cekin se kjo është toka jonë dhe „ne nuk jemi në shitje“. Madje disa banorë në Nuuk(kryeqytet), kanë vendosur flamujt grenlandezë në borë dhe mbishkrimin në gjuhën angleze:“Toka e jonë. Ardhmëria e jonë“. Edhe hulumtimi i opinionit publik ka dëshmuar ku pothuaj se të gjithë grenlandezët kanë hedhur poshtë idenë që të bëhën pjesë e SHBA-ve.

People take part in a march ending in front of the US consulate, under the slogan, Greenland belongs to the Greenlandic people, in Nuuk, Greenland, Saturday March 15, 2025. (Christian Klindt Soelbeck/Ritzau Scanpix via AP)

Protestat e qytetarëve kundër shitjes së vendit

Nga autonomia drejt  pavarësisë

Retorika agresive e Trampit në lidhje me Grenlandën ka nxitur për hulumtimin e opinionit vendas në lidhje me disponimin e qytetarëve për çështjet aktuale. Kështu sipas disa anketave del se rreth 80% e grendlandezëve mbeshtesin pavarësinë nga Danimarka.  Por, një hulumtim i opinionit që është zhvilluar në janar të këtij viti ka treguar se numri i qytetarëve është më i lartë  kundër idesë që Grenlanda të jetë pjesë e SHBA-ve.

Pikërisht në mënyrë identike është deklaruar  Jens-Frederik Nilsen kryetari qeverisë së Grenlandës, i zgjedhur pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 mars 2025. Por, nga retorika në praktikën politike të gjeopolitikës amerikane  çështja e Grenlandës si duket është në fillim ndërsa epilogu i saj do zgjasë, por mendoj  jo më shumë se sa mandati katërvjeçar i presidentit Tramp.

(Prill  2025

Exit mobile version