Site icon PLAVA E GUCIA SOT

HAJNIA: Hajni, kur ska çka vjedh, vjedhë shtëpinë e vet

Nga: Naim Balidemaj

Pasi, plaçkitën çka munden e çka nuk munden për 22 vjet në Kosovë, LDK, PDK dhe AAK, filluan vjedhjen mes vetes. Vjedhjen e votave brenda subjekteve të veta, vetëm e vetëm për tu bërë “deputet”. Këtë e bëri hiç më shumë e hiç më pak se Ministresha e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla e AAK-së së Ramushit.

Sa e kapur është Qeveria e ardhur me vjedhje, e dëshmon ky rast, në vazhdën e shumë e shumë rasteve tjera.

Tërë ky “fenomen” tashmë i njohur në Kosovë, do ishte më i lehtë, sikur të mos vinte nga kupola e Shtetit.

Por, kupola e Shtetit është e qelbur tash e 22 vjet.

22 vjet, skandal pas skandali. Për 13 vjet Shtet, asnjë qeveri nuk arrijti ta kryej mandatin e vet, si pasojë e gjuetisë në të turbullt, për përfitime personale dhe klienteliste.

Këto fenomene, tregojnë “etjen për pushtet”, si mundësia më e lehtë për të vjedhur.

Vodhën, pasurinë shoqërore dhe shtetërore; tokat, fabrikat, objektet shoqërore, ndërmarrjet publike, arin, thesarin, paratë në arkën e shtetit. Vodhën, bujqësinë, shëndetësinë, arsimin. Tani nuk u ka mbetur asgjë tjetër, vetëm se të vjedhin votat për veten e tyre në subjektet e veta politike.

Si Shteti më i ri në glob, krenohemi me përfaqësuesit tonë, HAJNA.

Për kend u ndërtua Dyzi?

Kur, në këtë “hotel” luksoz do të vendosen “kollaret e bardha” duke filluar nga zhvatësit e 3%, fondit “Vendlindja Thërret”, ish ministrat e asfaltit, shitësit e ElektroKosovës, shitësit e fabrikave anekënd Kosovës?

Në këtë “Hotel” të sigurisë së lartë, ka vend edhe për shitblerësit e votës së popullit.

Exit mobile version