Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Hapet Thirrja për Financimin e Projekteve të Pakicave në Mal të Zi për vitin 2026

Screenshot

Ju informojmë se Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi ka shpallur Thirrjen Publike për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për vitin 2026.

Thirrja është shpallur në përputhje me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave dhe aktet përkatëse nënligjore dhe ka për qëllim mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në mbrojtjen dhe zhvillimin e veçorive kombëtare, etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare të pakicave dhe komuniteteve minoritare në Mal të Zi.

Data e shpalljes: 01.04.2026
Afati për aplikim: 45 ditë nga data e publikimit në faqen zyrtare të Fondit.Të gjitha detajet lidhur me kushtet dhe procedurat e aplikimit mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Fondit:

https://fzm.me/v/index.php/top-kategorija/1351-javni-konkurs-za-raspodjelu-sredstava-za-finansiranje-projekata-za-podrsku-aktivnostima-iz-clana-36-stav-1-zakona-o-manjinskim-pravima-i-slobodama-za-2026-godinu

Exit mobile version