Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Haradinaj Stublla: “Presim që subjektet politike shqiptarë në Mal të Zi ta kenë primarë interesin kombëtar”

Sot në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Meliza Haradinaj Stublla.  Vizita vjen në prag të zgjedhjeve parlametare të cilat do të zhvillohen në Mal të Zi me 30 gusht. “ Fillova vizitën në Mal të Zi me Ulqinin sepse na lidhë shumë çka, ku edhe u takova me kryetarët e partive politike të cilëve u përcolla mesazhin nga Kosova se ne duam ti shohim  shqiptarët unik dhe të fortë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare” , tha për Televizionin Teuta Haradinaj Stublla.    Se sa janë të gatshme partitë politike shqiptare në Mal të Zi që të dalin të unifikuar në këto zgjedhje , ajo u shpreh se  beson se interesi kombëtar do të jetë primarë për të gjitha subjektet politike.  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Meliza Haradinaj Stublla vizitën në Ulqin e filloi me takimin e zhvilluar me kryetarin e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi Faik Nika, i cili u shpreh se kryefjalë e kësaj vizite ishte unifikimi i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare. Takimet nga spektri kombëtar politik në prag të zgjedhjeve paralmentare nuk mungojnë, tha Nika.

Exit mobile version