Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Hera e vetme kur popujt e Ballkanit u bënë bashkë: Kështu u zhvillua beteja e Fushë Kosovës (Video)

629 vjet më parë u zhvillua një nga betejat më të përgjakshme në historinë e njerëzimit, ajo e Fushë Kosovës.

Beteja u zhvillua ndërmjet një koalicioni të krishterë, kryesisht ballkanik, dhe Perandorisë Osmane e cila për herë të parë fillojë të depërtojë në Ballkan.

Popujt e Ballkanit, së bashku me aleatët e tyre nga Evropa Perëndimore dhe Lindore, luftuan me forcë kundër një armiku të përbashkët. Të ndodhur përballë një situate të tillë të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i ndalën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion antiosman.

Edhe pse e humbën luftën, kjo betejë ngriti themelet për një rezistencë të vazhdueshme, që vazhdoi deri në rënien e Perandorisë Osmane. Në këtë dokumentar beteja e Fushë Kosovës vlerësohet si e jashtëzakonshme sidomos duke pasur parasysh se të dy liderët e ushtrisë mbetën të vdekur  në këtë rast. 

Për më shumë shikoni dokumentarin:

Exit mobile version