Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Historianët e Deçanit: Hoti të bëjë publike marrëveshjen për rrugën Deçan-Plavë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Deçan, ka kërkuar sërish nga kryeministri Avdullah Hoti që të publikojë marrëveshjen e arritur më 9 nëntor 2020, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, marrëveshje kjo e negociuar nga ai personalisht dhe palët e tjera të prekura në këtë projekt.

Në një komunikatë për media thuhet se mos publikimi i kësaj marrëveshje nga Qeveria e Kosovës, është një sinjal i keq për Deçanin dhe banorët e tij dhe se askush nuk ka të drejtë të bëjë marrëveshje të këqija në dëme të interesit të qytetarëve të Deçanit dhe në favor të Manastirit të Deçanit, manastir ky që më shumë kryen, siç thuhet, misione diplomatike si ambasadë ruse e serbe në Kosovë.

“BOLL MA është privilegjuar Manastiri i Deçanit dhe personeli i tij. Ata me veprimet e tyre po tregohen më shtet se shteti i ynë. Kjo është e papranueshme. Kryeministër Hoti, mos hezito! Publikojeni marrëveshjen! Ne, nuk do të ndalemi deri në publikim e kësaj marrëveshje”, përfundon komunikata.

Kujtojmë se me ndërmjetësimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe me mbështetjen e komandantit të KFOR-it, gjeneral Michele Risi, u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve, të cilat kalojnë nëpër Zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Mekanizimi i përhershëm i implementimit dhe mbikëqyrjes (Këshilli i Implementimit dhe Mbikëqyrjes) mbështetur në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, ka miratuar termet e kësaj marrëveshjeje dhe kështu i është dhënë ‘drita e gjelbër’ veprimeve të dakorduara për implementim. /

Exit mobile version