Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Hot, zbulohet kisha mbi 1500 vjeçare (video)

Në fshatin Hot të Malësisë jaën zbuluar rrënojat e një kishe që mendohet të jetë mbi 1500-vjeçare. Kanë qenë banorët e zonës ato të cilët kanë vënë në dijeni institutin e Arkeologjsë ku më pas këto të fundit kanë kryer edhe ekspertizën e nevojshme. Arkeologu Gëzim Hoxha tregon se ky zbulim e klasifikon këtë kishë ndër më të vjetrat në Shqipëri.

Arqipeshëkvi I dioqezës Shkodër – Pult Angelo Massafra vlerëson punën e bërë deri më tani nga institute I Arkeologjisë.

Ndërkohë, përfaqësuesi I Dioqezës së Budimlje në Malin e Zi uon që ky vend tashmë historik të shërbejë si pikë turistike në të ardhmen.

Ne po punojme në menyre që të nxjerrim rezultete të cilat ju po i shihni tashm,e. krishterimi ka rrjenje të thella ne keto zona, duke filluar nga kohet apostolike si ne shqiperi dhe mal të zi. jemi te lumtur te zbulojme rrenjtet tona antike dhe te rrisim bashkepunimin nderkufitar. cdo trashegimi kulturore perfshire edhe ate fetare duhet te kuptohet ne rrafshin bashkekohor dhe qellimi i ketij projekti eshte që të përdorim zbulimet arkeologike për te zhvilluar turizimin ne kete zone.

Ky gërmim arkeologjik po zhvillohet në kuadër të projektit “Rritja e bashëkpunimit – antikiktetet e krishtera në funksion të zgjerimit të turizmit” në të cilin objekt studimit janë rrënjat e kishës mbi 1500-vjeçare të fshatit Hot në Malësinë e Madhe dhe një kishe në fshatin Berane të Malit të Zi.

Ajo që vlen të amplifikohet është fakti se rrënojat e kësaj kishe në fshatin Hot tregojnë edhe një herë mbi vlerat kulturore dhe historke të zonës dhe jo vetëm duke I dhënë një tjetër dimension dhe peshë fakteve mbi kulturen tonë kolektive të hershme dhe autoktone. /starplus-tv.com

Exit mobile version