Mërgimtarët nga Hoti me banim në SHBA sot mbajtën një takim në Bronx NY me qëllim të koordinimit të veprimeve të tyre kundër lejimit të ndërtimit të minihidrocentralit gypor në fshatin Hot të Plavës. Me një pjesëmarrje më të gjer ata organizuan një tubim të vëllazërive të Hotit, për të i bërë me dije investitorit që në vendlindjen e tyre nuk mund dhe nuk lejojnë që për interesa të ngushta dhe personale të individëve të preken pasurit natyrore të fshatit pa pëlqimin dhe aprovimin e vet banorëve lokal gjegjësisht të hotjanve. Reagimit të Hotjanve sot ju bashkëngjitën edhe dy vëllazëri ajo Qosaj dhe Rugova , familje këto që kanë prona të tyre në Hot dhe pran Hotit . Familjet Qosaj dhe Rugova në takim sot theksuan se ne jemi me qëndrimet e hotjnëve dhe se kundërshtojmë këtë nismë qëllimkeqe dhe të pa dëshiruar nga banorët vendas dhe diaspora.
Po ashtu në këtë takim u tubuan edhe mjete financiare për bashkërendimin e veprimeve kundër kësaj nisme dhe projekti.
Nga ky takim i cili kaloj në një atmosferë te ngrohet dhe vëllazërore u shpreh edhe njëherë indinjata e thelle ndaj investitorit ish deputetit të Kuvendit të Kosovës zt Florim Kraqniqi dhe bashkëvendësit tonë zt Zymer Gjonbalaj të cilët po tentojnë të çpërfillin reagimet tona u tha ne këtë takim.
Një zëri u dakorduan që ky projekt nuk do e lejojmë të jetësohet dhe nuk do kalon në tokat e Hotit të Plavë Gucisë.
New York 25 shkurt 2018
/Plava e Gucia Sot