Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Humanisti Hajriz Brçvak ka siguruar nga 100 pako ndihmë për komunat e Plavës dhe Gucisë

Humanisti Hajriz Brçvak ka siguruar nga 100 për Plavë dhe Gucisë

Plavë/Guci – Fondacioni “Hemiias” nga Gjermania, themelues i të cilit është humanisti nga Bijello Pola, Hajriz Brçvak, ka siguruar pako me artikuj themelor jetësor për 1320 familje në Mal të Zi, ndër të cilat nga 100 sosh për familjet në komunat e Plavës dhe Gucisë.

          Vlera e donacionit në fjalë kap shumën mbi 35 mijë euro, e në këtë drejtim vlen të theksohet se nga adresa e Fondacionit të këtij humanisti dhe bamirësi, qytetarëve të Malit të Zi në dy vitet e kaluara u është dhuruar ndihma në shumë prej më se 650 mijë euro.

          “Duke parë momentin e volitshëm për të reaguar, Fondacioni “Hemiias” me gjithë vullnet ka zgjatur dorën e ndihmës nevojtarëve të cilët momentalisht janë gjendur në situatën e cila dëshmon luftën për mbijetesë. Mendojmë se me forcat e bashkuara, por edhe me përgjegjësi personale, mund të jemi në shërbim që situata e cila e ka gjetur Malin e Zi për shkak të pandemisë së koronavirusit Covid-19, mund të tejkalohet më lehtë. Falënderojmë miqtë tanë nga Fondi humanitar ‘Hilal’, dhe koordinatorët e aksionit të përmendur, të cilët i kanë vënë të gjitha mjetet e veta disponuese në funksion, në mënyrë që ky aksion të realizohet deri në fund në mënyrë konsekuente e shembullore. Gjithashtu, në emër të Fondacionit ‘Hemiias’, falënderojmë të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontribut që ndihma të arrijë në adresa të drejta”, thuhet në komunikatën e Këshillit ekzekutiv të Fondacionit në fjalë, shkruan në faqen Facebook të Fondit humanitar “Hilal” nga Bijello Pola.

          Siç theksojnë, ndihma në fjalë do të realizohet në 12 qytete të Malit të Zi: Podgoricës do t’i ndahen 300 pako; Rozhajës, Beranit, Plavës, Gucisë, Kollashinit, Bijello Poles, Nikshiqit, Cetinjës dhe Tivarit nga 100 pako; Mojkovcit 70 pako, dhe Petnjicës 50 pako me artikuj themelor jetësor.

          Qyteteve në fjalë pakot do t’u ndahen përmes Kryqit të kuq, organizatave humanitare, mexhliseve të bashkësive islame, OJQ-ve, imamëve të bashkësive islame, fondacioneve dhe individëve të autorizuar.

          Në Këshillin ekzekutiv të Fondacionit në fjalë njoftojnë se momentalisht janë duke punuar në sigurimin dhe ndarjen e mjeteve për blerjen e respiratorëve të rinj për spitalet në qytetet e Malit të Zi, për çka mediat dhe opinioni publik do të informohen në kohë.

Raport i gazetarit

Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version