Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Humanisti nga Rozhaja, Hajrudin Llediniq, Malit të Zi ia ka dhuruar 10 mijë euro për betejë kundër koronavirusit

Humanisti dhe bëmirësi nga Rozhaja, Hajrudin Llediniq, i cili jeton dhe punon në Gjermani, kohë më parë Malit të Zi ia ka dhuruar shumën në të holla prej 10 mijë euro për betejë kundër koronavirusit Covid-19. Pesë mijë euro i ka paguar në xhirollogarinë e Trupit nacional koordinues për sëmundje infektive në Mal të Zi, e po aq të holla ka ndarë për ndihmë banorëve lokal në Komunën e Rozhajës.

Bëmirësi Llediniq, i cili deri më tani shumë herë ka organizuar e iniciuar donacione mjetesh për ndërtimin e objekteve dhe për ndihmë njerëzve në Mal të Zi, të cilëve u ka qenë e nevojshme, ka theksuar se vetëm me forca të përbashkëta nga kjo betejë mund të dalim fitues dhe mendon se në këto kohëra të gjithë duhet të tregojmë solidaritet.

E bindur se solidariteti i njerëzve tanë në betejën aktuale kundër koronavirusit Covid-19 është më i madh se kurrë më parë, Drejtoria për Diasporë përshëndetë gjestin human të zotëriut Lledeniq, i cili është i rëndësishëm për aktivitetet e gjithmbarshme të Organeve kompetente të Malit të Zi të cilat merren me pengimin dhe zmbrapsjen e përhapjes së kësaj epidemie.

Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version