Guci 16 shtator 2018
Një ngjarje e rëndë tronditi Gucinë, ku si rrjedhojë e një aksidenti fatal në punë vdes 38 vjeçari Adis Demijanoviq nga Gucia. Ngjarja e rëndë ndodhi kur Adisi po merrej me prerjen e druve në vendin e quajtur Llazet e Merkuliqve afër Gërrçarit rreth dy kilometra larg Gucisë.
Gjatë prerjes dhe ngarkimit Adisin e ngatërron traktori i destinuar për terhiqje të trupave me ç’rast ai merr plagë të rënda.
Përkundër tentimeve të shumta për t’i ndihmuar, ai ndërroj jetë gjatë rrugës për në spitalin e Podgoricës.
Varrimi i të ndierit do të bëhët nesër me datë 18 shtator 2018 në varrezat e Gucisë.
I ndjeri la pas vetit bashkeshortën dhe djalin 14 vjecar.
Faqeja “Plava e Gucia Sot” i shpreh ngushëllime, familjes, farefisit e miqëve të te ndjerit Adis.
/Esad Gjonbalaj
Plava e Gucia Sot