Rozhajë, 06 tetor 2020
Nezir Daci vdiq më 05.10.2020 në moshën 63 vjeçare.
I lindur në Rozhajë më 12 gusht 1958. Shkollën fillore e ka përfunduar në Rozhajë, ndërsa Gjimnazin “30 Septembar” në Rozhajë në vitin 1977. Fakultetin Ekonomik, të Universitetit e Novi Sadit e ka përfunduar në vitin 1982.
Entuziazmi për ta jetuar dhe ndryshuar këtë jetë shihej në dinamiken, buzëqeshjen dhe afërsinë e tij me secilin. Ai la pas vetës një veper të mirë, punëtor i zellshëm, intelektual dhe një humanist i madh.
Gjatë karrierës së tij ai ka qenë: Së fundmi, Zëvendës ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pyllatrisë dhe Zhvillimit Rural në Mal të Zi, nga viti 2018.
Në periudhën 2014 – 2018, sekretar i Sekretariatit për zhvillimit ekonomik dhe ndërmarrësi në Rozhajë.
Në vitet e 90 –ta në Rozhajë ka hapur ndërmarrjen private “EKODA”, e cila suksesshëm ka afaruar në treg, dhe të njëjtës ndërmarrje në vitin1995 i ndërron emri në “Agrohermes” e cila ndërmarrje ka afaruar në Rozhajë deri në nëntor të vitit 2014.
Drejtor i përgjithshëm i ndërrmarrjes shoqërore “HAJLA” në Rozhajë, sekretar ekonomik në njesinë punuese të Ndërmarrjes Shoqërore “Gornji Ibar” në Rozhajë. I ndjeri se fundmi ka qenë Zëvendës Ministër ne Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Mal të Zi.
Vepra e tij nuk vdes kurrë, do të kujtohet gjithmonë!