Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Incident në Martinaj: Kisha serbe sërish provokoj banorët shqiptar të fshatit Martinaj të Plavë Gucisë (video)

Martinaj 28 Prill 2019

Sot në Martinaj zbarkuan rreth 40 falanga serbe nën patronatin e kishës ortodokse ultranacionaliste serbe, kinse për te bërë liturgji fetare në themelet e një kishe të pa qen kurrë, në tokë të uzurpuar shqiptare, pronë e familjes Prelvukaj me shekuj.

Edhe pse nuk kishte polic të unifromuar nga burimet e faqes “Plava e Gucia Sot” mësojmë se në mesin e serbeve të ardhur kishte polic në rroba civile, ngaqë kur banoret e fshatit filluan të ballafaqohen me ardhacakët disa nga ta u identifikuan si polic. Sipas informacioneve të siguruara kemi të bëjmë me një ritual fetar të bekimit para nisjes së ndërtimit të një kishe. Disa nga ardhacakët u deklaruan vendorëve se objekti i kishës do të filloj së ndërtuari me 1 Maj 2019.

Exit mobile version