Presidenti i partisë opozitare serbe, Dveri Boshko Obradoviq, disa deputetë dhe mbështetës të partisë “bllokuan” shkallët në hyrje të parlamentit serb.
Në një moment erdhi deri te shtyrja në mes të Obradoviqit dhe ministrit serb të Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, i cili po shkonte në seancën parlamentare, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Mbështetësit e Obradoviqit dhe Dverit mbanin parulla “Poshtë qeveria”, ata me flamuj serbë dhe simbole partie në duar brohorisnin se Presidenti i Serbisë “tradhtoi Kosovën”.