Site icon PLAVA E GUCIA SOT

INTERVISTË E DEPUTETIT KROAT NË PARLAMENTIN EUROPEIAN LIDHUR ME GJENDJEN AKTUALE NË MAL TË ZI

TONINO PICULLA: Në bashkëjetesën malaziase janë të mundur tri zgjidhje, nga të cilët vetëm njëra është e dëshirueshëme

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, kroati Tonino Piculla në një intervistë për Deutsche Welle ka vlerësuar që në kohabitacionin aktual malazias janë të mundura tri zgjedhje nga të cilët vetë njëri nga këta është i dëshirueshëm, e ai është konsenzusi lidhur me zgjedhjet e përbashkëta për çështjet kyçe të Malit të Zi dhe për fuqizimin e institucioneve demokratike,

Piculla tha se dy vitet e fundit në Mal të Zi janë shënuar me proces të rregullte të zgjedhjeve dhe tranzicioni i qetë i pushtetit, për herë të parë pas tridhjetë vitesh si dhe hapja e kapitullit të fundit të negociatave në procesin e integrimit në Bashkësi Europeiane.

Sa i përket përparimit të mëtejshëm, sfida më e madhe do të jetë pa dyshim përmbyllja e kapitujve të hapura.

“Pa dyshim që përparimi i mëtutjeshëm do të varet nga përparimi në drejtim të sundimit të ligjit, respektivisht të kapitujve 23. e 24.”, ka deklaruar Piculla.

Sipas tij, Mali i Zi gjendet në një situatë tejet dinamike e të ndërlikuar politike.

“Nuk është fjala vetëm për konfrontimin mes qeverisë e presidentit ose të mes shumicës së brishtë me pakicën parlamentare.Më dukët që është fjala edhe për konfrontim të grupeve tejet të ndryshme heterogjene përbrenda vetë koalicionit qeverisës”, ka thënë Piculla.

u

Pothuaj se që nga fillimi i mandatit të qeverisjes së re, thotë ai, është i dukshëm një kohabitacion të disa koalicioneve të cilat përbejnë pushtetin.

“Pikërisht diapazoni i gjerë ideologjik të pjesëmarrësve të bashkuar në strukturën e pushtetit kërkon përpjekje serioze dhe kompromise që ky pushtet të jetë i qëndrueshëm. Për një pjesë të pushtetarëve është diskutabil edhe vetë koncepti i shtetësisë dhe të sovranitetit të Malit të Zi.Në një kontekst të këtillë do të jetë tejet e vështirë gjendja e zgjidhjeve të çështjeve madhore kur në rend të ditës paraqitën problemet konkrete në negociata më Brukselin me rastin e përmbylljes së kapitujve të caktuar”, ka cekur, pos të tjerash, deputeti i Parlamentit Europeian nga Kroacia./Plava e Gucia Sot

Exit mobile version