Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Irfan Domnori lirohet nga burgu. I ndalohet hyrja në Mal të Zi edhe për 3 muaj

Pas 10 ditëve burgim në Podgoricë, me “akuzën” për ngritjen e flamurit shqiptar në Triesh me rastin e vendosjes së bustit të Skenderbeut në muajin tetor, shkodrani Irfan Domnori është liruar dje nga burgu.

Në fillim të muajit nëntor, ai mori pjesë në festën e gështenjave në Krajë në Mal të Zi ku festoi me flamurin kuqezi dhe për këtë arsye ai u shoqërua nga policia malazeze dhe u dënua me 1 muaj ndalim hurje në Mal të Zi dhe me 300 euro gjobë.

Pasi përfundoi dënimin, Domnori u nis drejt Malit të Zi për të marrë pjesë në një ekspozitë të një piktori shqiptar por u arrestua dhe u dënua me 10 ditë burg në Podgoricë . Arrestimi i tij solli mjaft reagime pasi familjaret e kishin shpallur të zhdukur dhe nuk ishin njoftuar për ndalimin e tij.

Domnori pas lirimit nga burgu për TV1 Channel deklaroi se këtë herë është arrestuar me akuzën për ngritjen e flamurit shqiptar në manifestimin e vendosjes së bustit të Skenderbeut në muajin tetor në Triesh (Komuna e Tuzit).

Domnori i shprehë i hapitur për këtë dënim pasi që nuk ishte i vetmi që ngriti flamurin shqiptarë atë ditë në Triesh.

Exit mobile version