Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ismet Kurti: Retorika e Zgjedhjeve në Mal të Zi

Ja ku jemi përsëri … Çdo 4 vite, gjate zgjedhjeve ne ju drejtohemi me mesazhe të ndryshme. Ju drejtohemi juve sepse jemi të vetëdijshëm për fuqinë që keni ne dorën tuaj ju padronet e politikes lokale, por poashtu ne njohim edhe dobësitë tuaja.

Se pari, është partia në pushtet që vjen tek ju me disa shërbime në këmbim te votës siç janë : ndriçime rrugësh, pastrime te anashkaluara dhe neglizhuara gjatë 4 vitet e fundit, shtrime rrugësh që nuk çojnë gjëkundi me rendësi dhe më nënvleftësuesja u drejtohen me kuverta me 50€ për votë. Por aty ka edhe kërcënime e shatazhime me punë dhe premtime për pune, e tëra dhe  shqetësuesja në këmbim të votës. Është e trishtueshme por duhet ta pranojmë që kjo mënyrë ka funksionuar, sepse ata në një mënyrë i janë përgjigjur ndonjë nevoje edhe pse një herë ne 4 vite. Nuk kam nevoje t’ju them qëllimet e tyre sepse gjëja tjetër  që përfitohet nga ata është numri i madh i partive politike “nacionale”.

Ata vijnë tek ju me një qasje tjetër, duke prekur krenarinë tonë kombëtare. Ata e valëvisin flamurin tonë kombëtarë dhe premtojnë se do të mbrojnë çdo gjë që ne kemi të çmuar dhe kjo është ajo që na plagos më tepër sepse ne atyre u japim besimin, e ata  asnjëherë se mbajnë premtimin, por bëjnë të kundërtën. Ata besimin tonë, pra votën, e dërgojnë tek grupi i parë dhe i falënderojnë për ndriçimet, për shtrimet e rrugëve, pastrimet, madje edhe për kuvertat e asnjëherë nuk punojnë në interesin tonë më të mirë.

Ky rreth vicioz ka sjelle rezultate shkatërruese për qytetet dhe vendbanimet tona pa perspektivë për të ardhmen në vendlindje.

Sistemi edukues lë shume për të dëshiruar dhe nuk bën asgjë për të ruajtur dhe mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore. Infrastruktura e dështuar e pamundëson tërheqjen e investitorëve duke mos u lënë zgjedhje tjetër rinisë sonë por vetëm të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër.

Dhe pastaj, jemi ne diaspora, ata që u larguan për të njëjtat arsye dhe vazhdojmë te largohemi nga të afërmit tanë dhe nga vendlindja jone e dashur.

Shumicën e kohës ne heshtim për atë çfarë ndodh atje sepse ne nuk mund të krahasohemi me ata që ofrojnë ndriçime apo asfaltime rrugësh, që bëjnë pastrime apo ofrojnë para për vota sepse përvoja na ka mësuar vlerën e votës.

Shpresa jone ishte dhe është që përfaqësuesit tanë të vetëdijesohen për dëmin e bërë dhe në këtë mënyrë të fillojnë të përfaqësojnë interesin tonë para se dëmi te jete i pariparueshëm. Edhe pse, çdo 4 vite ne u lutemi që të lënë pas vitet e premtimeve boshe dhe hakmarrjet personale, ata serish nuk kanë arritur që të veprojnë ashtu.

Për arrogancën dhe paaftësinë e tyre për të udhëhequr duhet ta pranojmë që jo me qëllim , por ne e kemi fajin.

Fati ka dashur që ne të jemi të ndare, disa jashtë vendlindjes e ju atje, por ne gjithmonë i kemi borxh njëri tjetrit , që të mbështetemi dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.

Vite me radhë kur kemi diskutuar me përfaqësuesit e partive tona nacionale për rëndësinë e fuqizimit të influencës sonë politike, e vetmja gjë që atyre u ka interesuar është – cilën pozite ata do të mbajnë – dhe asnjëherë skenë menduar për njerëzit që me votën e tyre i kanë sjelle deri tek ato pozita duke u besuar se ata do t’i shërbejnë dhe do të mbrojnë popullin e vet.

Për shkak të shumë viteve ku jemi keqpërfaqësuar , për shkak të shumë koalicioneve të shkatërruara dhe lidershipit të korruptuar, kjo klasë e përfaqësuesve tone politik nuk do të sjellin asnjë ndryshim të rëndësishëm për kauzën tonë , përveç nëse ne nuk i “ kushtëzojmë ata me premtimet qe bëjnë gjate fushatave”.

Unë personalisht, jam shumë i zhgënjyer që në përpjekjen tonë të fundit  përmes grupit qëllim mirë të kryesuar nga Mark Gjonaj, që përfaqësuesit tonë politik të na paraqesin në këto votime me një liste dhe një zë kjo nuk u arrit për shkak të jo arsyes dhe sjelljes arrogante të disave. Ne serish nuk do t’i ekspozojmë ata dhe ata do të vazhdojnë me avazin e vjetër  të fshihen pas paaftësisë sonë që të tregojmë fytyrën e tyre publikisht , e ne këtë mënyrë do të dëmtojmë kauzën tone kombëtare në afate të gjata.

Është e qarte qe faji nuk është vetëm i ndonjë partie politike apo vetëm i ndonjë personi por sido që të jetë ne duhet përkrah secilin qe tregon shenja që janë për kompromis , që lën pas hakmarrjet personale dhe ven si qëllime para vetes nevojat e popullit që përfaqëson.

Ne nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm të ju kërkojmë që te votoni Shqip edhe një herë duke shpresuar se këtë herë përfaqësuesit tonë do të konsiderojnë lutjet tona për punë të përbashkët duke arritur sa më shumë rezultate, duke bashkëndier me te gjithë JU ndaj bindjen se me përkushtimin e përbashkët do te dalim fitimtar te gjatë si komb e si grup etnik ne trojet tona stergjyshore ne Mal te Zi.

Ismet Kurti

Exit mobile version