Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Jeta i sfidon por nuk mund ti ndal për të kontribuar

Edhe pse me kushte jo te mira ekonomike dhe me ndihme sociale, ata ndajnë mjete për të dhënë kontributin e tyre për te mirën e fshatit.

Bashkëvendësit nga Vuthajt Halil R Vuçetaj dhe Xhavit S Dedushaj me vetiniciativën e tyre dhe me ca mjete modeste ne njërën nga pikat me te larta te Vuthajve, pikërisht ne vendin e quajtur Suka dhe ne një terren te thyer dhe vështir për tu kaluar nga automjetet ata shtruan një trase me gjatësi prej rreth 60m, me çiment për te lehtësuar qarkullimin e automjeteve ne këtë zone te fshatit.

Veprat si kjo e Halilit dhe Xhavitit sado modeste kane vlere dhe peshë sepse interesi i përgjithshëm siç thanë ata tejkalon çdo pengese tjetër qoftë edhe ato ekonomike qe ne te kontribuojmë për te mirën e Vuthajve.

Redaksi e faqes “Plava e Guci Sot” vlerëson lart përkushtimin e tyre, ngase çdonjëri e kemi obligim te kontribuojmë. Siç thotë thënia e urët “Gurë, gurë bëhet murë, murë murë behet kalaja ”

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version