Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Jeta në Mal të Zi drejt rrugës së normalizimit

Raportet statistikore të Institutit për shëndetin publik njoftojnë se situata epidemiologjike në Mal të Zi prej ditës në ditë është më e volitshme. Numri i rasteve të reja të prekura me koronavirus gjatë disa ditëve të fundit është 0, ndërsa ai i të shëruarve është në rritje graduale dhe ka trend të vazhdueshëm pozitiv, e ai i të prekurve momental aktiv është në rënie të dukshme.

          Këto të dhëna i dëshmon edhe raporti i fundit i Institutit në fjalë, i cili tregon se në 294 mostrat e testuara gjatë 24 orëve të fundit në dy intervalet kohore 8:30-16:45 në 148 mostra dhe 16:45-8:45 në 146 mostra, laboratorët e mikrobiologjisë molekulare nuk kanë regjistruar asnjë rast të ri të diagnostifikuar pozitiv në virusin Covid-19.

          Ndonëse në testimet e fundit nuk kanë raste të reja, numri i të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi, prej rastit të parë e deri më tani, mbetet ai i ditës paraprake 324, prej të cilëve 59 janë fëmijë dhe të rinj të moshave 0-19 vjeçare.

          Të dhënat e Institutit, po ashtu dëshmojnë se në dy testimet e njëpasnjëshme të të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, negativ ka rezultuar 1 person i cili është shpallur i shëruar, nga Komuna e Tivarit, më të cilin numri total i të shëruarve ka shkuar në 266, kurse ai i të infektuarve aktiv ka rënë në 50. Numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar, 8.

          Pasqyrëza e të prekurve me virusin Covid-19 nëpër komuna:

          Podgoricë-164,

          Tuz-37,

          Nikshiq-34,

          Tivarë-23,

          Ulqin-23,

          Andrijevicë-7,

          Budva-7,

          Plavë-7,

          Bijello Pole-7,

          Herceg Novi-6,

          Danillovgrad-3,

          Tivat-3 dhe 

          Guci-3.    

          Në shtetet e rajonit situata epidemiologjike në 24 orët e fundit sipas të dhënave të instituteve të tyre të shëndetit publik ka këta parametra:

Për faqen e Portalit “Plava dhe Gucia Sot”

                                                                                        Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version