Përmes një postimi ne rrjetin social facebook zt Faton Bislimi ne cilësinë e Anëtarit Ekzekutiv te Bordit te Drejtoreve te Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane thekson se:
Eshte totalisht e pavertete se z. DioGuardi ka bere prononcime per “shkarkimin e z. Grenell!” Zevendesimi i z. Grenell nga Kongresisti Ratcliffe ne cilesine e Drejtorit Nacional te Intelegjences se SHBA-ve, nuk e afekton detyren e tij si Ambasador ne Berlin dhe i deguar per ceshtjen e Dialogut Kosove-Serbi.
Joseph DioGuardi nuk ka bere asnje prononcim per kete pune per askend. Kete e konfirmoj ne cilesine time si Anetar Ekzekutiv i Bordit te Drejtoreve te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ka disa portale qe ia kane atribuar nje lajm te pavertete DioGuardit dhe kjo po behet per te krijuar me shume amulli. Figura dhe puna e DioGuardit jane historike, te pazevendesueshme dhe ta pa cenueshme. Kushdo qe perpiqet te hedhe balte aty, eshte antikombetar dhe soj i armiqeve tane!
DioGuardi si gurethemel i marredhenjeve tona specifike dhe permanente me SHBA-te si dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si organizata e vetme e regjistruar lobiste ne Washington, DC, do te vazhdojne te punojne ne favor te kauzes sone kombetare dhe ne interes te popullit shqiptar! Nuk ka kush as qe i ndale e as qe i shantazhon per interesa miskime te politikes ditore!