Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ju prezantojmë kandidaten për deputete

Ju prezantojmë kandidaten për deputete në parlamentin e Republikës së Kosovës, bashkëvendësen tonë: znj. FLUTRA BEKTASHI. Flutrës i dëshirojmë suksese në Zgjedhje nesër me 11 Qershor 2017.
Duke njohur vlerat e larta familjare dhe intelektuale te truallit ku u lind dhe rrit jemi te sigurt se Flutra eshte ajo qe i duhet Kosoves.

Voto: Flutra Bektshi

Të dashur bashkëvendas,

Unë jam Flutra Bektashi, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Përndryshe, unë jam vajza e Shaban Bajramit Gjonbalaj – mësuesit vuthjan të lindur në Gurzë të Shqipërisë, veteran i arsimit që edukoi shumë gjenerata si në Plavë Guci, po ashtu edhe në Kosovë. Dritën e diellit e kam parë për herë të parë te Krojet e Ali Pashë Gucisë më 1967. Kam një jetë shumë të lumtur martesore me bashkëshortin tim, që vjen nga Lugina e Preshevës, e me të cilin kemi rritur dhe edukuar dy fëmijë të mrekullueshëm: një me titull akademik, e tjetri në rrugë drejtë këtij qëllimi.
Studimet i kam kryer më 1991 në UP – FSHMN dega e Kimisë. Në kohën e errësirës arsimore në Kosovë, unë kam punuar si mësimdhënëse në sistemin paralel arsimor, qëllimin e të cilit e njohim të gjithë ne  ruajtja e kontinuitetit të Shkollës Shqipe. Para dhe gjatë Luftës në Kosovë kam qenë e angazhuar në IRC (International Rescue Committee). Pas luftës, kam punuar për PSF (Farmacistët Pa Kufinj ), ku kam menaxhuar deponë qendrore për shpërndarje falas të barnave në institucionet publike shëndetsore të Kosovës.
Përvoja ime 20 vjeçare në menaxhimin e kompanive të mëdha ndërkombëtare, si dhe ndërmarrjeve aksionare e private më ka shtyrë që më 2015 t’i regjistroj studimet MA në Kolegjin AAB në Prishtinë, drejtimi Marketing dhe Menaxhim Biznesi.
Pse në Alternativë?
Sepse është parti e re, që në gjirin e vetë numëron njerëz profesionistë që me sukseset e tyre janë dëshmuar se janë të aftë për të udhëhequr me sukses politikën, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, kulturën dhe sportin e Kosovës. Partia të cilës i përkas është sot vërtetë një alternativë pozitive e bërjes dhe udhëheqjes së shtetit me njerëz që kanë biografi të pastër, që njohuritë shkencore dhe aftësitë profesionale i vënë në shërbim të shoqërisë kosovare, dhe interesit kombëtar, që udhëheqin duke respektuar (e jo ofenduar) kundërshtarët, që argumentojnë dhe mbrojnë vendin me fakte e jo me dhunë. Në programin e partisë sime përveç interesit jetësor, gjendjes dhe mirëqenies te çdo qytetari te Republikës se Kosovës, mbrojtja e ambientit për një jetë të shëndoshë ka rëndësi të veçantë, prandaj kjo do të jetë një shtytje për mua që ta luftoj ndotjen e natyrës dhe mjedisit kudo që jetojnë shqiptarët. Arsye tjetër shumë e madhe për mua është se me Alternativën iu hapet rrugë ideve progresive dhe i jepet hapësirë e merituar rolit të gruas në vendimmarrje.
Rëndësi të veçantë për mua do të ketë që të mos harroj në asnjë çast Plavë Gucinë dhe interesat jetike të saj, hapjen e arteries, gjegjësisht aksit rrugor Deçan – Plavë.
Të jeni të sigurt që zgjedhja e ime për deputete në parlamentin e Republikës se Kosovës do të jetë një zë i fuqishme për qytetarin e rëndomtë të Kosovës dhe njëkohësisht do të forcojë edhe me shumë lidhjet më krahinën e Plavë Gucisë.

Pra,
Duhet të reflektojmë, #KosovaKaAlternativë!

Exit mobile version