Site icon PLAVA E GUCIA SOT

KA NDËRRUAR JETË PINJOLLJA E FUNDIT E FAMILJES MARUBI-TEREZA MARUBI

Prof dr.Naser Ferri

Dje më 10 mars 2023 ka  ndërruar jetë trashëgimtarja e fundit e familjes shkodrane Marubi.

Zonja Tereza Marubi ishte vajza e fotografit të njohur  Gegë Marubit, i cili në vitin 1972 ia dorëzoi shtetit shqiptar mbi 200.000 fotografi, filma dhe materiale të tjera të rëndësishme historike  të cilat i kishin bërë dhe mbledhur anëtarët e “dinastisë fotografe” dhe që i  posedonte familja e tij,  nga rë cilat u themelua Muzeu Kombëtar i Fotigrafisë Marubi në Shkodër

Zonja Tereza Marubi ishte inxhiniere e kimisë dhe për një kohë të gjatë është kujdesur profesionalisht për mbrijtjen e konservimin e kolekcionit të Muzeut.

Pinjollja e fundit e familjes Marubi vdiq dje pas një sëmundje të rëndë.

Respekt i pafund për zonjën Tereza dhe për familjen emblematike Marubi.

Për ruajtjen e historisë e trashëgimisë të  trevës së Plavë e Gucisë familja Marubi ka kontribut të jashtëzakonshëm meqë ka bërë dhe ka ruajtur  mjaft fotografi të personaliteteve historike të kësaj treve siç është rasti me fotografinë e 5 djemve  (Hasanit, Mehmedit,Omerit,Aganit e Eminit) dhe të nipave të Jakup Ferrit të cilën e ka shkrepur Kel Marubi në vitin 1901 në Plavë.

Exit mobile version