Nik Gjeloshaj do të merret në pyetje nesër në orën 9:00 të mëngjesit në Prokurorinë Themelore të Shtetit të Malit të Zi.
Kryetarit të Komunës së Tuzit i është ngritur një kallëzim penal shkaku i thirrjes për rezistencë më 25 shkurt, raporton rtcg.
Siç është njoftuar, Gjeloshaj, pas dëgjimit, do të japë një deklaratë për publikun.
Akuzat penale u ngritën kundër kryetarit të Tuzit dhe dy personave të tjerë, pasi objektet hotelierike u hapën në Tuzi më 25 shkurt, me,gjithë masat epidemiologjike.
Ndryshe, Policia e Malit të Zi ka pasur një urdhër-arrest për politikanin shqiptar, por të cilën gjë nuk e kanë zbatuar.