Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kamberi nis peticion: Kërkon memorial në vendin ku u gjetën varreza masive të shqiptarëve

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë thirrje për të nënshkruar një peticion për të krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë.

Kamberi në Facebook ka deklaruar se ai vetë e ka nënshkruar këtë peticion.

“Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa. Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë”, thotë ai.

“Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë. Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë”, shtoi ai.

Linku i peticionit: https://ëëë.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.
Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.

Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.

Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Peticionin mund ta firmosni në këtë vegëz: https://www.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija?fbclid=IwAR3t3GyoOWJgxzfNzRn_bE0iua6D5gnKX_DeDiaIDQF1LoOztpgRRH9cPGQ

Exit mobile version