63 vajza nga vende të ndryshme të botës që konkurojnë për kurorën e “Miss Globe 2019”, vizituan Tuzin-Malësinë, ku u pritën nga udhëheqësit e komunës së Tuzit, konkretisht nga nënkryetari i komunës Ivan Ivanaj, drejtori i SHPK “Komunale”-Tuz, Nikollë Camaj dhe drejtori i Organizatës Turistike të Tuzit, Leon Berishaj.
Vizita e kandidateve të Miss Globe 2019, promovon edhe turizmin në Malësi.
Nata finale e Miss Globe 2019 këtë vit do të zhvillohet më 21 tetor në qytetin e Ulqinit.
Eventi do të zhvillohet në moton për një planet të gjelbër dhe në rrjetet sociale do t’i bashkangjitet hashtagut #NoPlanetB#NoGlobeB. /Malesia.Org