Guci 7 Mars 2018
Këshilli Kombëtar i Shqiptareve ne Mal te Zi ne bashkëpunim me shkollën fillore Xhafer Nikoçeviq ne Guci organizoi shënimin – festimin e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit dhe ditëlindjen e shkollës shqipe. Me këtë rast Këshilli Kombëtar i Shqiptareve ne Mal te Zi i dhuroi shkollës disa portrete te shkrimtareve shqiptar.
“Historia e arsimit tonë është një histori luftërash, përpjekjesh, histori e një populli të vogël në numër, por të madh në botën e tij shpirtërore, në vullnetin e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur”.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ne Mal te Zi është institucion i vetëqeverisjes i komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Këshilli është formuar më 23 qershor 2008, si Këshilli Nacional i Shqiptarëve.