Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi: URIME BAJRAMIN!

Të dashur bashkëkombës,

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron festëne Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve të fesë islame.

Pas muajit të Ramazanit, muaj që simbolizon sakrificën, bindjen, përkushtimin dhe solidaritetin njerëzor, për të gjithë tëpërkushtuarit ndaj urdhërit të Zotit, vjen si shpërblim festa e Bajramit të Madh, që sjell vizita të ndërsjellta, urime e përshëndetje ndërmjet të afërmve, miqëve e shokëve.

Shqiptarët janë të bekuar nga Zoti, sepse momentet e festave fetare i shndërrojnë edhe në festa kombëtare. Në raste tëtilla, shqiptarët, pa dallim të përkatësisë fetare e krahinore, urojnë, përshëndesin, vizitojnë dhe i gjinden më pranë njëri-tjetrit, kjo na ka shërbyer për të ruajtur unitetin dhe identitetintonë kombëtar.

Besimitarë kudo që ndodheni, uroj që të kaloni sa më mirëfestën e Bajramit, me shëndet, harmoni, dashuri e begati për tëgjithë Ju.

Zoti i bekoftë familjet Tuaja, Zoti e bekoftë kombinshqiptar!

Urime!

Kryetari

Faik Nika

Exit mobile version