Site icon PLAVA E GUCIA SOT

KF Deçiqi fiton 4:2 ndaj FK Jedinstvo Bijello Pole

TuzKF Deçiqi ka regjistruar sot një fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur FK Jedinstvo Bijelo Polje me rezultat 4:2.

Ndeshja u zhvillua në Arena Besa, në Tuz, ku ekipi nga Malësia dominoi për pjesën më të madhe të takimit dhe arriti të sigurojë tre pikë të vlefshme.

Heroi i takimit ishte Trimror Selimi, i cili shënoi dy gola për Deçiqin në minutat 37 dhe 50. Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe talenti 17-vjeçar Mark Gjokaj, i cili realizoi në minutën e 41, duke konfirmuar potencialin e tij për të ardhmen.

Golin e katërt për Deçiqin e shënoi Peroviq në minutën e 78, duke vulosur fitoren bindëse të skuadrës vendase.

FK Jedinstvo Bijelo Polje arriti të shënojë dy herë, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Redaksia e Portalit “Plava e Gucia Sot” uron KF Deçiqin për fitoren e rëndësishme dhe suksese të mëtejshme në vazhdim të kampionatit.

Exit mobile version