Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kisha serbe tenton t’i ndal punimet në rrugën Deçan – Plavë (Video/Foto)

Sava Janjiq, Igumen i Manastirit të Deçanit është shprehur kundër fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës magjistrale që lidh Kosovën me Malin e Zi, nga Decani deri në Plavë.

Në një postim në Facebook, Janjiq ka shkruar se Dioqezë Rashkë-Prizren e Kishës Ortodokse Serbe tashmë u ka bërë të ditur përfaqësueve të BE-së, OSBE-së, KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës se kanë filluar “jashtëligjshëm” punimet në këtë magjistrale, transmeton Indeksonline.

 

 

“Shkelja e këtij ligji, me gjithë refuzimin e regjistrimit të tokës deçanase sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që para dy vjetësh, paraqet edhe një shembull flagrant të paligjshmërisë që e implementojnë institucionet e Kosovës.

Dioqeza Rashkë-Prizren në vazhdimësi thekson se kisha nuk është kundër ndërtimit të rrugëve, por se ndërtimi i rrugës magjistrale në afërsi të objektit i cili është i mbrojtur nga UNESCO paraqet shkelje të ligjit ekzistues, por edhe do t’i sjellë dëm të madh Manastirit të Deçanit”, ka njoftuar Janjiq, duke iu referuar komunikatës së lëshuar nga Dioqeza Rashkë-Prizren.

Kujtojmë se më 24 prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim më komunën e Deçanit kanë mbajtur ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Rrugës Deçan – Plavë.

Nga dy institucionet u tha se ndërtimi i kësaj rrugë absolutisht nuk e prek zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

 

Exit mobile version