Site icon PLAVA E GUCIA SOT

KKSH dhe Keshilli Kombetar i Shqiptareve të Luginës së Presheves nënshkruan Marreveshje Bashkpunimi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptareve në Luginën e Preshevës, z. Faik Nika dhe z. Ragmi Mustafa, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, për çështjet që lidhen me interes të përbashkët me fokus në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptareve në të dy shtetet.

“Ne si komb, për një kohe te gjate kemi jetuar ne nje shtet dhe ne te njëjtin sistem politik, kështu qe edhe sfidat per ruajtjen dhe avancimin e çështjes kombëtare po thuaj se i kemi te njejta, me përjashtime te vogla. Ne baze te marrëveshjes do te mundësojmë shkëmbimin e përvojave te mira ne vendet respektive, ne përpjekjet per ruajtjen e gjuhes, trashigimise kulturore, bashkepunim per çeshtjet e arsimin ne gjuhen amtare ne te gjitha nivelet, media dhe informimi ne gjuhen shqipe, përpjekjet per realizimin e projekteve te përbashkëta nderkufitare nga fondet BE-se etj.Ruajtjen e identitetit kombetar e kemi amanet dhe duhet t’a kemi prioritet çdo dite te jetes tone”, deklaroi kryetari i KKSH-së, Faik Nika.

Exit mobile version