Me rastin e vizitës së paralajmëruar të Amfilohijes Radoviq në lokalitetin arkeologjik të Shasit (komuna e Ulqinit), Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve i është drejtuar organeve kompetente të Malit të Zi. Shkresa i është drejtuar:
- Kryetarit të Shtetit të Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviq
- Kryeministrit të Malit të Zi, z. Dushko Markoviq
- Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, z. Mehmed Zenka
- Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Mevludin Nuhoxhiq
- Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq
- Nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu
- Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, z. Ilir Çapuni
- Shefit të Policisë së Ulqinit, z. Sead Gjozoviq
Në vazhdim mund të njiheni me përmbajtjen e shkresës drejtuar Kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Loro Nrekiq.