SUKSES I JASHTËZAKONSHËM DHE PARAQITJE MADHËSHTORE E GARUESVE TANË NË ARENËN EVROPIANE!
EMIRA GJONI DHE UZEJR SELLA – KAMPIONË EVROPIANË TË SHTETEVE TË VOGLA!
YLLËZA RAMA, AGNESA KOLLARI DHE NEIRA KOLLARI – NËNKAMPIONE EVROPIANE TË SHTETEVE TË VOGLA!
Me krenari të veçantë ndajmë lajmin për suksesin e jashtëzakonshëm të garuesve të Klubit të Karatesë “Ulqini”, të cilët shkëlqyen në Kampionatin Evropian të Karatesë për Shtetet e Vogla, të mbajtur nga data 9 deri më 12 tetor 2026 në Maltë.
Klubi ynë u përfaqësua nga pesë garues, të cilët garuan në kuadër të Përfaqësueses së Malit të Zi, duke dëshmuar talent, përkushtim, disiplinë dhe nivel të lartë sportiv në arenën evropiane.
REZULTATET E GARUESVE TË KK “ULQINI” NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË SHTETEVE TË VOGLA
EMIRA GJONI – 1 MEDALJE E ARTË DHE 1 E ARGJENDTË
• Kampione evropiane në luftëra individuale, në kategorinë e kadeteve, –54 kg.
• Nënkampione evropiane në luftëra ekipore, në kategorinë e kadeteve.
UZEJR SELLA – 1 MEDALJE E ARTË DHE 2 TË BRONZTA
• Kampion evropian në kata ekipore, në kategorinë U14.
• Fitues i medaljes së bronztë në kata individuale, në kategorinë U14.
• Fitues i medaljes së bronztë në luftëra individuale, në kategorinë U14, mbi +55 kg.
YLLËZA RAMA – 2 MEDALJE TË ARGJENDTA DHE 1 E BRONZTË
• Nënkampione evropiane në luftëra individuale, në kategorinë seniore, +68 kg.
• Nënkampione evropiane në luftëra individuale, në kategorinë U21, +68 kg.
• Fituese e medaljes së bronztë në luftëra ekipore, në kategorinë seniore.
NEIRA KOLLARI – 2 MEDALJE TË ARGJENDTA
• Nënkampione evropiane në luftëra individuale, në kategorinë e kadeteve, +61 kg.
• Nënkampione evropiane në luftëra ekipore, në kategorinë e kadeteve.
AGNESA KOLLARI – 1 MEDALJE E ARGJENDTË DHE 1 E BRONZTË
• Nënkampione evropiane në luftëra ekipore, në kategorinë e junioreve.
• Fituese e medaljes së bronztë në luftëra individuale, në kategorinë e junioreve, –53 kg.
MIRËNJOHJE E VEÇANTË PËR DONATORËT DHE MBËSHTETËSIT TANË
Suksese të tilla kërkojnë jo vetëm punë, disiplinë dhe përkushtim, por edhe mbështetje konkrete. Prandaj, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë donatorët dhe mbështetësit, të cilët kontribuuan, sipas mundësive të tyre, për të mundësuar pjesëmarrjen e garuesve tanë në këtë kampionat:
• Komuna e Ulqinit
• Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona”
• Lidhja Demokratike në Mal të Zi
• SH.P.K. “Veprimtaritë Komunale” Ulqin
• Hotel “Otrant”
• Organizata Turistike Ulqin
• Deponia sanitare rajonale Tivar
• Ely Tours D.O.O. – Safari Beach and Camping
Falë kontributit të këtyre institucioneve, organizatave dhe subjekteve, u siguruan mjetet e nevojshme për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të përcaktuara nga Federata e Karatesë së Malit të Zi, duke u mundësuar sportistëve tanë të merrnin pjesë në kampionat pa barrën e këtyre kostove.
Mbështetja juaj përfaqëson shumë më tepër se një kontribut financiar. Ajo është një investim i drejtpërdrejtë në sport, në rininë dhe në të ardhmen e Ulqinit. Për këtë, ju shprehim falënderimet tona të përzemërta dhe ju konsiderojmë pjesë të rëndësishme të këtij suksesi.
Një mirënjohje e veçantë u takon trajnerëve dhe gjithë stafit profesional të klubit, për punën e palodhshme, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë përgatitjes së sportistëve dhe përfaqësimit dinjitoz të klubit në këtë kampionat.
KJO ËSHTË MË SHUMË SE SPORT!
KJO ËSHTË KRENARI, PËRKUSHTIM DHE DASHURI PËR ULQININ!
Urime të përzemërta për Emira Gjonin, Uzejr Sellën, Yllëza Ramën, Neira Kollarin dhe Agnesa Kollarin për rezultatet e arritura, duke u dëshiruar suksese të reja dhe sa më shumë medalje në garat e ardhshme ndërkombëtare.
Urime dhe falënderime për trajnerët, prindërit, donatorët dhe të gjithë ata që qëndrojnë pranë sportistëve tanë dhe kontribuojnë në zhvillimin e tyre.
Ky sukses është dëshmi se puna, disiplina, këmbëngulja dhe mbështetja e përbashkët sjellin rezultate që na bëjnë krenarë të gjithëve.
SUKSESI I ULQINIT ËSHTË SUKSES I PËRBASHKËT!
KK “ULQINI” – FORCË, KARAKTER DHE KRENARI!
PËR ULQININ QË E DUAM!
KLUBI I KARATESË “ULQINI”

